Durrës, një 67-vjeçar me grip në gjendje të rëndë

Mos i humb

Një 67-vjeçar nga Rrashbulli është shtruar prej një jave në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është diagnostikuar me grip të shkaktuar nga virusi AH1, një mutacion i gripit të derrit, e ndodhet në terapi intensive në Reanimacionin e spitalit të qytetit bregdetar, i ndihmuar nga pajisje të jashtme për frymëmarrjen.

Përcaktimi i llojit të virusit është bërë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas mjekut Izet Aliaj, i prekuri vuan edhe nga sëmundje kronike kardiovaskulare dhe ato të mushkërive, gjë që e kanë rënduar gjendjen e tij, duke bërë që të kalojë në pneumoni masive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit