
Partia qeverisëse e Algjerisë të shtunën zyrtarisht emëroi presidentin në detyrë Abdelaziz Bouteflika për ta kandiduar për një mandat të pestë në detyrë më 18 prill.
“Njoftoj se Fronti Nacionalçlirimtar (NLF) ka emëruar Bouteflika për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, tha sekretari i përgjithshëm i NLF, Mouad Bouchareb, në një tubim ku morën pjesë mijëra mbështetës në Algjeri.
Ky hap erdhi disa ditë pasi partnerët e koalicionit në pushtet emëruan udhëheqësin në moshë për t’u kandiduar në votime.
Pavarësisht nga njoftimi i partisë në pushtet, nuk është bërë asnjë konfirmim nga vetë Bouteflika, i cili ka qeverisur Algjerinë që nga viti 1999.
Presidenca algjeriane ende nuk ka publikuar një njoftim që konfirmon nominimin.
Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme njoftoi se 172 persona, shumica e të cilëve kryesisht ishin të panjohur për publikun, janë regjistruar për të garuar në votim.
Disa nga kandidatët më të njohur kanë deklaruar synimin e tyre për të tërhequr kandidaturën e tyre në rast se Bouteflika vendos të kandidojë.
Një përjashtim është gjenerali i pensionuar Ali Ghadiri, i cili ka thënë se është “gati për të garuar” nëse Bouteflika hyn në garë apo jo.


