“ShBA-të kësaj radhe e kanë seriozisht. Ato seriozisht janë duke e testuar shtetin dhe qeverinë e Kosovës, se a janë përnjëmend kundër Serbisë, apo ata kot kanë intervenuar para 20 vjetësh!
Si mund të na llogarisin për aleatë e partnerë në shekullin 21 nëse tërhiqemi nga një taksë e butë kundrejt një shteti kriminal e antishqiptar si Serbia?!
Nuk mund të bëhesh partner i ShBA-ve nëse as 5% s’i përngjan Izraelit”, kështu ka shkruar në rrjetin e tij social deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla lidhur me ultimatumet e fundit nga SHBA’të lidhur me pezullimin e taksës së vendosur ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës./KosovaPost