Propozimi i kreut të PD-së për djegien e mandateve ka gjetur mbështetjen e parë nga radhët e aleatëve. Bëhet fjalë për PDIU, e cila ka vlerësuar dhe i është bashkuar propozimit të kreut të selisë blu për djegien e mandateve.
Kjo forcë politike ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Vlerësojmë propozimin e z. Basha për djegien e mandateve, si një shprehje e vullnetit të qartë, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë. Përfaqësuesit e Rilindjes vazhdojnë të lexojnë si pushtetarë e jo si shërbëtorë të shtetit qindra- mijëra qytetarë që dje dolën për një Shqipëri me demokraci funksionale, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë e më me dinjitet.”, thuhet në reagim.