
Sot në Prishtinë ka filluar punimet Seminari për Edukim Special i organizuar nga TIKA. Qëllimi i këtij seminari është ngritja e vetëdijes shoqërore për autuzmin në vendin tonë.
Synim i këtij seminari, pra, është që përmes katër moduleve me ligjërues nga Turqia të ngritët vetëdijesimi i shoqërisë kosovare rreth këtij problemi. Sipas organizatorëve të këtij seminari, nëse bëhet edukimi i hershëm, fëmijët e prekur nga autuzmi do ta kenë kanë më të lehtëpërballimin e sfidave të jetës dhe inkuadrimin e tyre në shoqëri.
Semir Bilurdag nga organizta ‘Tymet’ në Turqi duke folur për njerëzit e prekur me autizëm tha se janë një kategori me zemër të bardhë e të cilët duhet t’i ndihmojmë që të jenë pjesë e institucioneve arsimore.
‘E kemi fjalën për grupin e njerëzve me zemër të bardh. Kur isha në shkollat e njerëzve me autizëm vërejta se këta njerëz me ketë pengesë ne i perceptojnë ndryshe. Edhe ata të jenë pjesë e institucioneve arsimore, duke i ndihmuar së bashku’ tha ai

Kurse Kordinatori i TIKA, Hasan Burak- Gjeran tha se që nga sot kane nisur më një projekt të rëndësishëm ku do realizohet infrastrukturë e njerëzve që do punojnë në qendrën për autizëm dhe sindromin Down.
‘Me këtë projekt ne synojmë që ta realizojmë infrastrukturën e njerëzve që do punojnë në qendrën për autizëm dhe sindromin down në një bashkëpunim me komunën e Prishtinës’ tha ai. Më pastaj ai tregoi se zyra e TIKA në Kosovë synon që përvojën turke ta ndaj me të tjerët.
Në anën tjetër, pjesamarrës tëtjerë në këtë seminar i kanë dhënë një prononcim Agjencisë së Lajmeve Kosova Post ku e kanë vlerësuar si tejet të qëlluar këtë nismë të TIKA për të prekurit me autizëm.
Një nxënëse nga një shkollë në Prishtinë vlerësoi se organizime të tilla është dashur të ketë edhe më herët edhe nga institucionet e Kosovës. Sipas saj seminari i sotëm është më se i mirëseardhur, sepse, siç tha ajo, mungon njohuria e duhur për të prekurit me autizëm, sidomos nga ana e mësimdhënësve.

‘Sa i përket autizimit, ne jemi shumë pak të informuar. Mësimdhënësit tanë nuk janë në gjendje të pranojnë në klasët e tyre nxënës të prekur me autizem’ tha ajo duke mos dashur ta bëjë publik identitetin e saj.
Interesimi për këtë seminar ishte tejet i madh. Ky seminar i organizuar nga TIKA do mbahet një herë në muaj për katër muaj rresht me gjithsej katër module. Në përfundim të seminarit pjesëmarrësve do tu ndahen qertifikata. /KosovaPost/



