
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimin e radhës ‘bashkia që duam’ në qytetin e Lushnjës, ndërsa ka hedhur akuza edhe në drejtim të opozitës.
Rama kërkoi nga qytetarët që të mos shkojnë sipas tij pas opozitës pasi ata janë të mbyturit që të mbysin.
Ju i shkoni mbrapa Lulit dhe Luli i shkon mbrapa Monikës. Monika që ngre sytë nga qielli dhe thotë: Mbroji shqiptarët nga blerja e votave. Iu shkohet pas atyre. Sepse dhe Luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit: Mos! Dhe kush flet për blerjen e votave? Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi. Kush shkon mbas tyre shkon mbas të mbyturit që të mbyt”- tha Rama.


