
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë lajmin e mirë për gjithë qytetarët e Zonës së Dugagjinit.
Ministri Palë Lekaj ka konfirmuar se brenda 60 ditësh do nisin punimet për ndërtimin e autostradës Kiev-Zahaq e cila do lidh katër komuna të Kosovës, Klinën, Pejën, Gjakovën dhe Istogun, raporton KosovaPost.
“ Po japim lajmin e mirë për qytetarët e Dugagjinit për autostradën qe ka pasur shumë negcje , por që më në fund është përgaditur projekti gjigand për ketë autostradë do kushtoj 283 milion euro, për 36 muaj punime, por nëse ka kapacitet kjo mund të kryhet edhe për 12 muaj sepse mjetet janë të garantuara”, tha Lekaj duke shtuar se brenda dy ditësh do shpallet tenderi ofertues për ndërtim dhe brenda 60 ditësh do fillojë ndërtimi i autostradës Kiev-Zahaq si urëlidhëse për katër komuna të kësaj pjese.
Lekaj tha se në Kosovë për herë të parë po ndërtohen njëkohësisht 6 autostrada, ndërsa për segmentin e Mitrovicës tha se se do përfundoj në afatin e paraparë. Ai tha se ky segment për tri vite ishte mbetur në sirtarët e Ministrisë, ndërsa tani i ka 12 muaj punime dhe më pak se dy vite Mitrovicasit do të bëhen me autostradë.


