
Shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, gjatë një konference për media, derisa ka folur për taksën 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe, nuk ka lënë anash pa përmendur edhe dështimet e Qeverisë Haradinaj.
I pyetur nga Kosova Post, se si i shihni shpenzimet e buxhetit të rezevave e shtetit nga kryeministri Haradinaj, Hoti u shpreh së ky veprim i kryeministrit është plaçkë e paster. Sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës i ka verifikuar disa nga to vendime dhe ka konstatuar që disa prej tyre janë jo ligjore.
“Është plaçkë e pastër. Disa prej vendimeve që ne i kemi verifiku janë jo ligjore “ u shpreh Hoti.
Lidhur me këtë Hoti u shpreh se të martën e ardhëshme do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutohet kjo qështje.
“Për këto kemi kërku disa seancë të jashtëzakonshme, të martën që vjen për të diskutuar për të gjitha këto”, tha Hoti.
Ndryshe, kryeministri Haradinaj, për 2 muaj që nga fillimi i vitit 2019,nga rezervat e shtetit ka shpenzuar mbi 1 milion euro.


