Haradinaj: Serbia është ajo që po vendosë kushte, jo Kosova

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk është fajtore për ngecjen e dialogut, por sipas tij është Serbia shkaktar i ndaljes së dialogut duke vënë kushte.

Këto deklartata Haradinaj i ka bërë gjatë një konference për medie, derisa ka folur për qështjen e dialogut. Sipas tij dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm dhe ky dialog duhet të vazhdojë.

“Dialogu është plotësisht i nevojshëm. Pra, mund të vazhdojmë dhe të arrijmë tek një kontratë normale. Nuk jemi shumë larg me vija me Amerikën, unë apeloj të vazhdohet dialogu. Vonesat nuk janë në frymën e anëtarëve që shkojnë drejtë BE-së. Beogradi është shkaktar i ndaljes se dialogut se ka vënë kusht. Nuk është Kosova ajo që i ka vu kushte, por Serbia” tha Haradinaj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit