
Ndërsa protesta e opozitës u mbyll pas tre orësh e gjysmë, Kuvendi njofton se seanca e radhës e Parlamentit nuk do të jetë të enjten e 14 marsit, por të mërkurën më 13 mars 2019.
Vendimi është marrë pasi e enjtja e Kuvendit, përkon me datën 14 mars që është festë zyrtare në vend.
Gjatë protestës së sotme ka pasur flakë e tym tek parlamenti. Protestuesit i vunë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi. Po kështu ata kanë lagur me ujë efektivët e policisë dhe kanë hedhur ndaj tyre sende të forta e drurë. Potestuesit hodhën vazhdimisht shashka e tymuese në oborrin e parlamentit dhe me vuvuzela kërkuan edhe kësaj radhe largimin e kryeministrit me thirrjet: “Rama ik!”.


