
Malta garanton mbështetjen për integrimin në BE dhe për të gjitha proceset tjera teknike, kështu ka thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, pas takimit me homologun e tij nga Malta, Carmelo Abela.
Ministri Pacolli,më pas shtoi se vizita e homologut Abela tregon rëndësi të madhe të mbështetjes së Kosovës në integrim në BE dhe partneritet të vazhdueshëm mes dy vendeve.
“Vizita juaj ka rëndësi te madhe për ne. Për ne Malta mbetet një partner kyç në Evropë dhe më gjerë. Në gëzojmë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi. Kosova luan një rolë të rëndësishëm dhe mbetet e përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira me miqtë e vet. Ju jeni një mik i Kosovës. Malta vazhdon të mbështes Kosovën, dhe marrëdhëniet do të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, tha Pacolli.
Me tej, Pacolli foli edhe mbështetjen që Malta do i jep Kosovës në proceset integruese me këtë edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
“Sot në takimin tonë bilateral që zhvilluam, Malta garanton mbështetjen në gjitha fushat, për integrimin në BE dhe për te gjitha proceset tjera teknike. Në një të ardhme të afërt do të kemi viza elektronike, si dhe do të kemi këmbime të marrëveshjes për abolimin e taksës doplio. Kjo vizitë do të hap një mundësi që së bashku të eksplorojnë marrëdhënie të mira”, tha ai.


