
Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha është takuar sot me Ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi, e aty ka folur edhe për liberalizimin e vizave.
Tha se shtetet anëtare të BE-së nuk dëshirojnë të marrin një vendim për këtë çështje deri pas përfundimit të zgjedhjeve të Parlamentit Europian, ndonëse Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.
Foli gjithashtu për raportimet se Kosova ka humbur 43.4 milionë euro nga fondet e BE-së, por, ajo tha se Kosova nuk ka humbur asnjë cent dhe se si vend janë në rrugë te mirë për përfitime tjera nga Fondi i Bashkimit Europian.
Sipas saj Kosova është përfituesi i dytë më i madh në botë për kokë banori nga fondet e Bashkimit Europian.
Bashkë me ministrin Matoshi diskutuan për projekte që ndikojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Në takim u diskutua për ndërrimin e filtrave të Kosovës B, ndërtimin e deponisë së materieve të rrezikshme në Fushë Kosovë etj.
I gatshëm për përfundimin e këtyre projekteve u shpreh ministri Matoshi.


