Kryeministri i Turqisë Yildirim sot për vizitë në Korenë e Jugut

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim mes datave 4-6 dhjetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, me ftesë të kryeministrit të këtij vendi Lee Nak-Yeon.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Zyrës së Kryeministrit, Yıldırım në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, do të takohet me kryeministrin e këtij vendi Lee Nak-Yeon. Yildirim i cili do të pritet nga presidenti i Koresë së Jugut, po ashtu do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit Kombëtar, Chung Sye Kyun.

Në takime parashikohet të diskutohet mbi çështjet politike, ekonomike, tregtare dhe marrëdhënieve kulturore, si dhe lufta kundër terrorizmit, emigrimi i parregullt dhe çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryeministri Yildirim në kuadër të vizitës së tij do të takohet edhe me menaxherë të nivelit të lartë të kompanive koreane.

Kjo vizitë ka një rëndësi të veçantë, meqë do të zhvillohet në 60 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit