Akuza për pastrim parash, zgjaten me 3 muaj hetimet për Llallën

Mos i humb

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zgjatur hetimet për ish-kryeprokurorin, Adriatik  Llalla edhe me tre muaj të tjerë. Hetimet për Llallën nisën me 1 mars 2018.

Hetimi ndaj Llallës ka nisur në mars 2018 për akuzat e “fshehjes se pasurisë”, “mosdeklarimin e të hollave në kufi”, “pastrim parash” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Nga ana tjetër ai ka bërë ankim në Gjykatën e shkallës së parë kundër zgjatjes së afatit të hetimit, ndërsa kërkesa e Llallës pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bibë Ndreca.

Por edhe pse tashmë Llalla ka një betejë të hapur me drejtësinë shqiptare, nga ana tjetër, ai ka nisur punën duke punësuar  edhe dy lobistë me qëllim që të largohet nga lista e personave të padëshiruar, i shpallur nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Kujtojmë se figura e Adriatik  Llallës ka qenë etiketuar shumë nga ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit