Limaj pas votimit në PE: Qytetarët po mbahen padrejtësisht të izoluar

Mos i humb

Zv/ministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se është lajm i mirë që Parlamenti Europian ka konfirmuar edhe njëherë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Limaj ka shtuar se kjo megjithatë nuk është e mjaftueshme, pasi që tashmë Kosova duhet të lëvizë lirshëm dhe pa viza.

“Vullneti i demonstruar në Parlamentin Evropian duhet kulmoj me heqjen e vizave në një të ardhme sa më të afërt.

Qytetarët tanë po mbahen padrejtësisht të izoluar dhe kjo padrejtësi duhet të përfundoj sa më pare”, ka shkruar ai.

Ndryshe sot, Parlamenti Europian ka votuar në favor të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit