BBC, falje për një Fake News: gati të paguajmë!

Mos i humb

Gjigandi britanik BBC ka kërkuar falje për një Fake News që ka patur në qendër presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe ka premtuar t’i paguajë dëmshpërblim.

Sipas një deklarate të BBC-së, në maj të vitit të kaluar është raportuar për dhënien e një shume prej 400 mijë dollarësh për zgjatjen e një takimi të qershorit të vitit 2017 midis Poroshenkos dhe presidentit Trump.

Në lajmin e fshirë nga faqja e internetit, BBC kishte pretenduar se pagesa i është bërë ish-avokatit të Trumpit, Michael Cohen.

“Pohimi në lidhje me takimin e qershorit të vitit 2017 nuk ishte i saktë”, tha BBC, duke rikujtuar se lajmi i rremë ishte publikuar edhe në një buletin informativ në Britani.

“I kërkojmë falje nga z. Poroshenko për çdo shqetësim të shkaktuar dhe kemi rënë dakord t’i paguajmë dëmet dhe shpenzimet e gjykatës”, tha BBC në një deklaratë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit