
Në raundin e parë Caputova mori më së shumti vota 40,6 për qind ndërsa Sefcovic mori 18,7 për qind.
Votuesit në Sllovaki sot zgjedhin kreun e ri të shtetit në raundin e dytë, ku ky vend evropian për herë të parë në histori mund të bëhet me presidente.Zuzana Caputova, aktivistja ekologjike e cila lufton kundër ndalesës së abortit në një vend konservator katolik dhe Maros Sefcovic, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, janë në garë për postin e presidentit.
Në raundin e parë për president të vendit garuan 13 kandidatë. Caputova mori më së shumti vota 40,6 për qind ndërsa Sefcovic mori 18,7 për qind.Caputova tërheq votuesit e tronditur nga korrupsioni aktual në vend.
Sefcovic është diplomat i karrierës të cilin e mbështet partia majtiste Smer-Partia Socialdemokratike, forca më e madhe politike në Sllovaki.Që nga shpërbërja e Çekosllovakisë në vitin 1993, qytetarët sllovakë zgjedhin presidentin e pestë.
Andrej Kiska, biznesmeni i njohur i cili më pas u bë filantrop nuk u kandidua për mandatin e dytë presidencial në zgjedhje.


