Trump paralajmëron mbylljen e kufirit me Meksikën

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se që nga java e ardhshme mund të mbyllë kufirin nëse Meksika nuk pengon rrjedhën e emigrantëve në SHBA.

“Do ta mbyllim për një kohë të gjatë, nuk bëj shaka”, deklaroi Trump para gazetarëve në Florida. Ai ka bërë të ditur se nëse Meksika nuk ndalon rrjedhën e emigrantëve në SHBA, kufiri me këtë vend mund të mbyllet nga java e ardhshme.

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, në një postim nga Twitteri menjëherë pas deklaratave të Trumpit tha se Meksika nuk vepron sipas kërcënimeve, vendi i tij është fqinji më i mirë që SHBA-të mund të kenë.

Para deklaratave të Trumpit, presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha se vendi i tij po bën përpjekjet më të mundshme në luftën kundër trafikimit të emigrantëve dhe se dëshirojnë të kenë marrëdhënie të mira me SHBA-të.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit