Sllovakia zgjedh presidenten e parë grua

Mos i humb

Zuzana Caputova, sipas rezultateve paraprake është zgjedhur presidentja e parë grua e Sllovakisë.

Caputova, 45 vjeçare, fitoi balotazhin presidencial të së shtunës me më shumë se 58 për qind të votave.

Në raundin e parë, Caputova mori 40 për qind të votave, ndërsa sfiduesi më i fortë i saj, kandidati i Partisë në pushtet Smer Maros Sefçoviç mori mbi 18 për qind.

Sllovakia u shkëput nga Republika Çeke në vitin 1993 dhe shpalli pavarësinë e saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit