Kelmendi reagon ndaj Latifit: Kur ma ofendoni Islamin dhe Kur’anin nuk do të hesht!

Mos i humb

Ish-deputeti në Parlamentin e Kosovës dhe njëherish kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas disa ofendimeve që iu janë bërë nga kshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi. Ky i fundit, sipas Kelmendit ka ofenduar fenë islame dhe Kur’anin ndërsa po ky i njëjti  brenda gjatë muajve ka ofenduar dy herë Kelmendin.

Gjatë një postim në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, Kelmendi ka shkruar se edhe 200 herë të tjera nëse do ta ofendon nuk do të reagon, por në momentin që ofendohet Islamin dhe Kura’nin atëherë nuk do të hesht.

Ky është postimi i plotë i Kelmendit:

Qe dy herë brenda 6 muajve po më ofendon Blerim Latifi.

Edhe 200 herë të tjera po të më ofendosh nuk do të reagoj.

Por kur ma ofendon Islamin dhe KUR’ANIN, atëherë nuk do të heshti. Gëzim Kelmendi

Reagimi i Kelmendit ka ardhur si rrjedhojë e postimit të Latifit, dhe siç thotë Kelmendi reagimi i tij ka ardhur pas disa deklaratave ofenduese për fenë Islame dhe Kur’anin e për të cilat ai nuk do të hesht dhe vazhdimisht do të reagojë.

Më posht mund ta lexoni postimin e Latifit

Një reagim për sherr budallën Gëzim Kelmendin

K’ta janë aq budallë, saqë të dhimbset tastiera me shkru për ta. Por, mbase duhet kur ke të bësh me të atillë që populli ynë i quan “sherr-budallë”. Edhe për një arsye shtesë: ma simpatiku prej tyre paska kërku burg për mua, e na Prekazi e kemi shumë aversion burgun. Hiç se kemi dashtë, prej Ahmet Delisë e deri te Adem Jashari. Kemi zgjedhur malin, në vend të burgut. Kaçakllakun, në vend të servilizmit ndaj pushtuesve.

Reagimi i këtij sherr budalle flet ma se miri për ideologjinë që ai përfaqëson: një ideologji që burgosë njerëz, pse mendojnë ndryshe prej saj. Kërkesa jote është mbeturinë komunizmi, o hajvan, e jo analiza ime krejtësisht korrekte për zgjedhjet në Turqi. Po kujt ti flasësh? Megjithatë, në fund, më duhet t’i japë japë një garanci këtij sherr budalle: liria e këtij vendi, atdheut tonë të vetëm -Kosovës, kurrë ma, nuk ka me u cenu prej askujt. As prej Serbisë, dhe as prej të gjithë atyre, që me vetëdije ose pavetëdije, punojnë në projektet subverzive të saj, tash e 20 vjet. E vija e parë në mbrojtjen e lirisë së atdheut ka një emër maksimalisht të bukur: LIRIA E MENDIMIT!

Ndryshe, ofendimet e njëpasnjëshme të dy protagonistëve kanë filluar para gjashtë muajve dhe ende vazhdojn të shkruajn për njëri tjetrin me gjuhë ofenduese./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit