Holandë, diskriminimi ndaj minoriteteve etnike nëpër shkolla është rritur

Mos i humb

Diskriminimi ndaj minoriteteve nëpër shkollat e Holandës është rritur për 68 për qind në krahasim me periudhën e kaluar arsimore, bën të ditur raporti i Këshillit Mbikëqyrës i Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Shkencës.

Sipas raportit që mbulon periudhën 2017-2018, numri i ngjarjeve të diskriminimit ndaj minoriteteve nëpër shkollat e vendit ka arritur në 42 me “një rritje të madhe”, shifër e cila periudhën e kaluar ka qenë 25.

Në raport thuhet se ky numër i diskriminimit do të thotë një rritje prej 68 për qind.

Më tej në raport gjithashtu bëhet e ditur se numri i abuzimit seksual në shkolla është rritur prej 106 në 134, ndërsa të atyre të ngacmimit seksual ka pësuar rënie prej 247 në 203.

Gati gjysma e ankesave për abuzime seksuale ndaj nxënësve janë kundër mësuesve ose personelit të shkollës, thuhet në raport, duke u theksuar më tutje se rritja “është shqetësuese”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit