Ministri turk i Mbrojtjes Akar takon kryeministrin e Kosovës Haradinaj

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pritur sot në një takim zyrtar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, në godinën e Qeverisë në Prishtinë.

Haradinaj takohet për herë të parë në mandatin e tij me ministrin turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili po ashtu viziton zyrtarisht për herë të parë Kosovën.

Akar më herët është pritur me ceremoni edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku është takuar me homologun e tij, Rrustem Berisha, në një takim të mbyllur për media.

Ministri turk dje realizoi një vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut ku u takua me zyrtarë të lartë shtetërorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit