
Irani ndodhet në një situatë emergjente pasi si pasojë e shiut të madh gjysma e shtetit është përmbytur.
Deri tani 70 qytete janë evakuuar dhe 60 persona janë gjetur të vdekur. Mijëra persona kanë braktisur shtëpitë ndërkohë që qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës.
Shumë qytetarë kanë nevojë për ujë dhe ushqim, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë arritur në Iran për të ndihmuar të pastrehët.


