PD: Rama mashtron, në aeroportin e Kukësit s’ka nisur asnjë punim

Mos i humb

Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se po mashtron kuksianët për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

PD ka publikuar një video dhe shprehet se në pamje shihet qartë se makineritë largohen që aty, sapo Rama largohet nga Kukësi. Sipas PD, videoja tregon mashtrimin e Ramës me qytetarët e Kukësit.

Reagimi i PD:

Makinat që janë në video provojnë mashtrimin e Edi Ramës me nisjen e punimeve në aeroportin e Kukësit. Video është bërë dje rreth orës 17.00.

Pas largimit të Edi Ramës, janë larguar të gjitha makineritë që ishin pjesë e shoët të tij në Kukës. Ne aeroport nuk ka nisur asnjë punim, edhe për faktin se akoma nuk ka një leje ndërtimi nga KKT.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit