
Forcat turke të sigurisë ndaluan të paktën 950 emigrantë të parregullt në përpjekjen për të kaluar ilegalisht nga Turqia në Greqi.
Një burim anonim për AA tha se të enjten në mbrëmje në rrjetet sociale u përhapën pretendimet se Turqia do të hapë kufirin drejt Greqisë, për çka një numër emigrantësh u nisën drejt provincës kufitare Edirne.
Ekipet e policisë dhe xhandarmërisë kanë shtrënguar masat e sigurisë në këtë anë dhe ndaluan 950 emigrantë që tentuan të kalojnë në Greqi.
Emigranti Ali Huseyini nga Irani për AA tha se përmes rrjeteve sociale u informuan se Turqia do të hapë kufijtë dhe se mijëra refugjatë janë nisur drejt kufirit.
“Kjo informatë ishte e rrejshme. Kufiri nuk është hapur dhe nuk do të hapet, ky është mesazhi për të gjithë e emigrantët”, ka thënë Huseyini.


