Çavusoglu bisedë telefonike me Jeremy Hunt dhe Mogherinin për Libinë

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike ku ka diskutuar zhvillimet e fundit në Libi me homologun e tij britanik Jeremy Hunt dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) Federica Mogherini, thonë burimet diplomatike.

Sipas burimeve që flasin në kushte anonimiteti, Çavusoglu ka patur një bisedë telefonike me Jeremy Hunt dhe Federica Mogherini.

Çavusoglu gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun italian Enzo Moavero Milanesi të hënën në mbrëmje, ku ka diskutuar situatën e fundit të Libi.

Të enjten e kaluar, komandanti ushtarak Khalifa Haftar nisi një sulm për marrjen e kontrollit mbi qytetin e Tripolit. Megjithatë, pas suksesit fillestar, të hënën sulmi duket se ka stagnuar.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vrasjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor Bengazi që ndërlidhet me komandantin Hafar dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit