
Policia e Shtetit ka tërhequr pak çaste më parë furgonin e djegur në Tapizë, i cili ishte futur dhe shkrumbuar brenda një tuneli ushtrie në këtë zonë.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat po ndjek zhvillimet hap pas hapi, ndërsa policia, FNSH dhe RENEA janë në terren duke krehur të gjithë zonën, me qëllim kapjen e grabitësve, të cilat arritën të merrnin nga brenda aeroportit të Rinasit një shumë prej 10 milionë eurosh.













