Njihuni me 92-vjeçarin që ka dhuruar jo më pak se…200 litra gjak!

Mos i humb

Një i rritur i shëndetshëm ka afro 4.5 deri 5.3 litra gjak në trupin e tij/saj në çfarëdo kohe. Nëse vendosin për të dhuruar gjak, afërsisht 350 mililitra mund të jipen jo më shpesh se çdo 2 muaj.

Ron Reidy, 92-vjeçari nga Kolorado, nuk është aspak si moshatarët e tij. Ai i njeh fort mirë rregullat e dhurimit të gjakut, pasi është dhurues i këtij lëngu të vlefshëm për më shumë se 30 vite, dhe ka dhuruar deri tani një sasi prej 200 litrash, gjatë tërë jetës së e tij.

Sipas gazetës Reporter Herald, Reidy vjen gjithmonë në departamentin e policisë në Loveland për të bërë donacionin e zakonshëm.

Ndonëse nganjëherë i shfaqen probleme të lehta shëndetësore, 92-vjeçari ka qeliza të shëndosha të gjakut dhe vitaliteti i tij gjatë gjithë ditës ngjan me atë që sapo ka dalë në pension.

Ai tregon e nuk i kujtohet saktësisht periudha kur ka filluar të japë gjak por se secilën herë e më shumë që ka dhuruar e ka kuptuar fisnikërinë e këtij veprimi.

Për më shumë se 400 donacione sa i ka të regjistuara, deri tani autoritetet spitalore e kanë falënderuar se u ka shpëtuar jetën 3 personave, dhe se deri tani gjaku i tij u është përshtatur 1200 pacientëve që u duhej transfuzioni.

Ai thotë se e kanë lodhur doktorët që i thonë se ti ke bërë mjaft, dhe se ndaj tyre ka vetëm një kërkesë: T’i tregojnë kur nuk u duhet më transfuzioni i tij.  /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit