Presidenti Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu grek

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos.

Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në rezidencën presidenciale, Erdogan dhe Pavlopoulos kanë përshëndetur trupën ceremoniale dhe më pas janë intonuar himnet e dy vendeve.

Presidentët Erdogan dhe Pavlopoulos më pas kanë prezantuar delegacionet e dy vendeve.

Në ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Gjeneral Hulusi Akar, zëvendëskryeministri turk, Hakan Çavusoglu, ministri turk për Çështjet e Bashkimit Europain, Omer Çelik, ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gul, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit