Shumë njerëz ushqehen mirë dhe ushtrojnë shumë, por pesha e tyre nuk ndryshon.
Mund të ketë një shpjegim të habitshëm se pse ju nuk humbisni peshë.
Ja pesë arsyet:
- Nuk flini gjumë mjaftueshëm
Mungesa e gjumit çuditërisht mund të kontribuojë në shtimin e peshën rreth belit.
Studiuesit kanë treguar se ata që flenë 6 ose 8 orë gjumë gjatë natës kanë shans më të madh për të arritur qëllimin e humbjes së peshës, sesa ata që flenë më pak ose më shumë.
- Pini kafe
Nëse pini shumë kafe në ditë, tani duhet të mendoheni mirë. Ju mund të mendoni se kafja ju ndihmon të digjni kalori shpejt por në fakt e vërteta nuk është kështu.
“Kur bie niveli i sheqerit në gjak, truri jonë na dërgon menjëherë drejt ushqimit për të dërguar sheqerin në gjak në nivelin e duhur,”-thotë studimi.
- Ushtroheni shumë
Padyshim që kjo është surprizë e madhe.
Studiuesit thonë se bërja e shumë ushtrimeve fizike mund të ketë efekt negativ në humbjen e peshës.
- Pini ujë të gazuar
Megjithëse uji i gazuar nuk përmban sheqer apo ëmbëlsues artificiale, dioksidi i karbonit, mund të çojë në rritje të peshës nëpërmjet çlirimit të grelenit, enzimë që stimulon oreksin.
- Jeni të stresuar
Stresi mund të ketë një efekt të thellë në metabolizmin dhe shëndetin e zorrëve.
Sa më shumë të stresuar që jemi, aq më shumë trupit i shtohet masa e yndyrës dhe muskujve.
Nëse doni të hiqni masën yndyrore atëherë duhet të çlodhni trupin dhe mendjen.