Mogherini: Gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë është përkeqësuar

Mos i humb

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha se në marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës, çështja e të drejtave të njeriut nuk është më pak e rëndësishme se interesat ekonomike.

Mogherini foli në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Europian (PE) në Strasburg, ku u bisedua për situatën lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë.

Ajo rikujtoi se BE-ja në periudhën e fundit ka intensifikuar marrëdhëniet me Kinën dhe se këto marrëdhënie bazohen në “parimet e drejta dhe të hapura”.

“Në marrëdhëniet tona dypalëshe me Kinën, ne theksojmë qartë se të drejtat e njeriut nuk janë më pak të rëndësishme sesa interesat ekonomike”, theksoi Mogherini.

Ajo gjithashtu shtoi se Kina ka bërë përparim në fushën e ekonomisë dhe të drejtave sociale, por gjithashtu se gjendja e përgjithshme e të drejtave të njeriut në vend është përkeqësuar. Në Kinë, siç tha ajo, vazhdon shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Ne të gjithë kemi parë raporte për kampet e edukimit politik, mbikëqyrje masive dhe kufizime të lëvizjes të orientuara ndaj ujgurëve në rajonin autonom të Xinjiangit dhe pakicave të tjera”, tha Mogherini.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit