
Nga kabineti i presidentit rus, Vladimir Putin, sot theksuan se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, deri në fund të muajit do të vizitojë Rusinë.
Në njoftimin e Kremlinit theksohet se Kim do të vizitojë Rusinë “në gjysmën e dytë të muajit prill”,me ftesë të presidentit Vladimir Putin.
Nga kabineti i Putinit nuk zbuluan më shumë detaje, ndërsa mediat ruse tashmë disa ditë shkruajnë për takimin e mundshëm mes dy liderëve.
Në fund të këtij muaji Putini do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Kinë, ndërsa mediat ruse shkruajnë se në këtë periudhë Kim mund të takohet në Vladivostok, qytet në afërsi të kufirit me Korenë e Jugut.


