Jemen, 195 mijë raste të dyshuara të kolerës të regjistruara në vitin 2019

Mos i humb

Sipas një organizate joqeveritare ndërkombëtare, të paktën 195 mijë raste të dyshuara të kolerës janë regjistruar në Jemen që nga 1 janari i këtij viti, ndërsa mbi tre mijë persona kanë humbur jetën nga sëmundja që nga viti 2016.

“Rreth 195 mijë persona dyshohet se kanë kontraktuar sëmundjen deri më tani këtë vit, nga të cilët mbi 38 mijë janë në rrethe që janë të vështira për agjencitë e ndihmës”, njoftoi Oxfam, një ombrellë e organizatave bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar, e cila thekson se “mbi tre mijë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes në vitin 2016”.

Oxfam pohon se në kulmin e saj në qershor të vitit 2017, “shtatë mijë raste të dyshuara u identifikuan çdo ditë me shpërthimin që përshkruhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si më e keqja në historinë njerëzore”.

Më tej, citohet drejtori i organizatës joqeveriare në Jemen, Muhsin Siddiquey, i cili thotë se, “Komuniteti ndërkombëtar ka nevojë urgjente për të siguruar qasje të sigurt dhe të papenguar në ndihmë humanitare për të gjithë njerëzit në nevoj në të gjithë vendin”.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna që nga viti 2014 kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë shkatërruese ajrore në Jemen me synimin e dukshëm të rikthimit të tokave të pushtuara nga rebelët Huthi.

Dhuna në vazhdim ka shkatërruar shumë pjesë nga infrastruktura e Jemenit, duke përfshirë sistemet e ujit dhe kanalizimeve dhe duke e bërë që OKB-ja ta përshkruajë situatën si “një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit