Sofje, liderët e rajonit në konferencën ndërkombëtare për integrim

Mos i humb

Krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit të cilët janë mbledhur në forumin e mbajtur në Sofje të Bullgarisë nën patronazhin e kryeminstrit bullgar, Bojko Borisov diskutuan për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian (BE) dhe projektet e përbashkëta të infrastrukturës.

Në organizimin të Bankës Botërore në Sofje të Bullgarisë u mbajt Konferenca ndërkombëtare me temë “Integrim më i fuqishëm rajonal i Ballkanit” në të cilën kanë marrë pjesë krerët e shteteve dhe qeverive nga Ballkani.

Në një fjalim të mbajtur në takim kryeministri Borisov tha se “Secili nga vendet në rajon është shumë i vlefshëm. Ne nuk jemi më një fuçi baroti”. Ai rikujtoi se Bullgaria do të marrë kryesimin me Bashkimin Europian (BE) në vitin 2018 dhe shtoi se gjatë periudhës së presidencës do ti jepet rëndësi e madhe integrimit të vendeve të Ballkanit në BE.

“Rajoni ynë duhet të shkojë në BE me infrastrukturë të fortë dhe projekte digjitale. Ylli i famshëm Sylvester Stallone tha se edhe në pyje kishte internet kur ai ndodhej në gjuetinë e ujqërve në Bullgari. Ne kemi dhënë me sukses provimin tonë të mësimit politik”, tha Borisov.

Pasi ka bërë të ditur se është kundër konceptit Ballkani Perëndimor, kryeministri Borisov tha se “Nuk mund të mendohet një Ballkan pa Greqinë, Rumaninë, Slloveninë, Kroacinë. Gjithashtu nuk mund të ecim përpara pa e marrë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën. Nuk mund të lëmë vende boshe në hartë. Kur të shkojmë drejt Brukselit nuk duhet të shkojmë duke bartur probleme”.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç i cili ka marrë pjesë në këtë takim tha se “Nuk bëhet fjalë për një lodhje me zgjerimin e BE-së. Vetëm është ngadalësuar procesi i Ballkanit Perëndimor. Nuk është në kërcënim rruga individuale e vendeve të progresit”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fjalimin e tij tha se “Prishtina do të forcojë lidhjet e komunikimin dhe transportit me fqinjët e saj. Të gjitha buxhetet e vendeve të Ballkanit duhet të fokusohen në integrimin në BE. Strategjia jonë bazë është të përfshijë Ballkanin Perëndimor në BE”.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç vuri theksin se qeveria e Serbisë do të mbështesë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. “Qeveria serbe do të punojë për të forcuar dialogun në Ballkanin Perëndimor. Pas përmbytjes, të gjithë i kemi zgjatur dorën Shqipërisë. Territori ynë tashmë mund të bashkohet dhe të veprojë së bashku në një mënyrë që nuk është parë në të kaluarën”, tha Brnabiç.

“Serbia mbështet punimet e Shqipërisë dhe Maqedonisë në rrugën e BE-së”, tha kryeministrja serbe duke shtuar se projekti i autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë-Durrës është prioritet.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “Jo para 300 vitesh, 30 vitesh por vetëm para 3 vitesh mendonim se një forum i tillë do të ishte i pamundur. Evropa i jep shpresë qytetarëve tanë. Teksa mbështesim kryeministrin e Bullgarisë Borisov dëshirojmë që ti shprehim se edhe pritshmëritë tona nga ai janë shumë të mëdha. Sepse ne jemi vende që ndajmë të njëjtin fat”.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se presidenca bullgare e BE-së është një “shans” për vendet e rajonit.

Drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore, Kristalina Georgieva, nënvizoi zhvillimin e korridoreve të transportit dhe industrinë e informacionit në rajon.

“Banka Botërore mund të investojë deri në 200 milionë dollarë në projekte të përbashkëta infrastrukturore të rajonit. Pika doganore Kapitan Andreevo ndërmjet Bullgarisë dhe Turqisë është një shembull në fushën e kontrollit me një kalim të vetëm. Në kalimin e vetëm radhët fizike që formohen nga ata që presin për kalim në sistemin Toll në kalimin me pagesë të autostradave dhe me një kalim të vetëm do të transformohen në radhë virtuale”, tha Georgieva.

Komisioneri i BE për Politikat e Fqinjësisë dhe Negocim të Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për nismën e Bullgarisë për të mbajtur presidencën e BE-së në vitin 2018.

Hahn theksoi se vendet e përfaqësuara në forum kanë dyfishuar vëllimin e tregtisë me BE-në pesë vitet e fundit. Megjithatë, ai tërhoqi vëmendjen se në tregtinë mes tyre ata nuk kanë mundur të kapin këtë tempo./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit