
Në kuadër të hetimeve kundër elementeve të organizatës terroriste FETO të infiltruar brenda Forcave të Armatosura Turke, Prokuroria lëshoi urdhër-arrest për 50 nënoficerë të dyshuar.
Deklarata e Prokurorisë potencon se nënoficerët ngarkohen se kanë patur lidhje me organizatën terroriste FETO.
Urdhër-arresti është lëshuar kundër disa nënoficerëve të Komandës së forcave tokësore të Ushtrisë Turke. Në listë për t’u arrestuar janë 35 nënoficerë aktivë dhe 15 të larguar më parë nga detyra.
Duke vepruar sipas urdhrit të Prokurorisë, policia ka nisur një operacion për arrestimin e të dyshuarve në 25 qytete, përfshirë Ankaranë, ku ka 13 të dyshuar.
Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme për grusht shteti në Turqi natën e 15 korrikut 2016.
Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, me banim në SHBA, ekstradimin e të cilit Turiqa e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të.
Pjesëtarët e organizatës terroriste me vite duke mashtruar me provimet kanë avancuar në shërbimet duke infiltruar në këtë mënyrë në institucionet e shtetit. Më pas, në dhjetor të vitit 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër të zyrtarëve të lartë përmes një procesi të kurdisur për korrupsion të pretenduar.
Disa vite më vonë vijoi edhe përpjekja e përgjakshme e terroristëve të FETO-s kur më 15 korrik, oficerë në ushtrinë turke, besnik të kësaj organizate terroriste tentuan grusht shteti.
Hetimi lidhur me organizatën terroriste FETO tregoi se bëhet fjalë për një rrjet global që nuk paraqet rrezik vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilën është aktive, ndërsa për këtë disa herë kanë treguar edhe zyrtarët turq. Gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi kanë humbur jetën 251 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 2.000 të tjerë.


