Egjipti vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj

Mos i humb

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fattah al-Sisi, sot vazhdoi për një periudhë tremujore gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë shtetin.

Përmes një dekreti presidencial, al-Sisi e justifikon veprimin e tij duke thënë se shteti vazhdon të përballet me “rrethana të rrezikshme të sigurisë”.

Parlamenti duket të miratojë dekretin dhe pritjet janë se kjo do të ndodh së shpejti.

Kjo është e herë e tetë me radhë që al-Sisi e vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme që nga prilli i vitit 2017, kur nga dy sulmet me bomba u vranë 45 persona në veri të Egjiptit.

Gjendja e jashtëzakonshme u lejon autoriteteve që të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme, duke përfshirë edhe dërgimin e të dyshuarve për terrorizëm në gjykatat e sigurimit shtetëror, vendosjen e kufizimeve si dhe censurimin e gazetave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit