Në Kantonin e Bazelit (Basel-Stadt), tatimet e të punësuarve as në të ardhmen nuk do të merren në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pagat e tyre. Këtë propozim të partive të majta nuk e miratoi Parlamenti i Kantonit, i cili votoi me një shumicë të ngushtë (48 me 47) kundër, shkruan agjencia zviceranme e lajmeve SDA.
E ashtuquajtura tërheqje e automatizuar, vullnetare dhe e drejtpërdrejtë e tatimeve nga të ardhurat sipas propozuesve do të kursente njerëzit nga hyrja në borxhe por edhe nga angazhimet e tepërta të administratës për shkak të mospagesës së tatiimeve.
Ndalesa e drejtpërdrejtë e tatimeve, nëse do të miratohej do të ishte gjë e re në Zvicër. Një sistem i ngjashëm funksionon te fqiu verilindor i Zvicrës, Gjermania.
Sidoqoftë, partitë e djathta nuk e lejuan miratimin e këtij propozimi, që Partia Socialdemokrate (SP) e kishte bërë kundër vullnetit të Qeverisë së Kantonit të Bazelit./Albinfo.ch/