
Avionët luftarakë turq të mërkurën kanë goditur caqe të organizatës terroriste PKK në Irakun verior, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Ushtria turke përmes operacioneve ajrore ka shkatërruar pozicione të armatimeve, strehimore, si dhe depo të armatimit të përdorura nga terroristët e PKK-së në rajonet Metina, Gara, Hakurk dhe Haftanin, njoftoi ministria përmes rrjeteve sociale.
PKK, që është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, në fushatën e saj terroriste 30-vjeçare kundër Turqisë, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.


