Banka Botërore fond prej 50 milionë dollarë për minierat

Mos i humb

Banka Botërore ka prezantuar një fond prej 50 milonë dollarësh të dedikuar për ta bërë klimën e minierave më të qëndrueshme.

Siç bëri të ditur Banka Botërore, fondi do të ndihmojë vendet e zhvilluara dhe të pasura me burime që të nxjerrin dhe përpunojnë mineralet dhe metalet e përdorura në teknologjitë e energjisë së pastër, të tilla si era dhe energjia diellore, si dhe bateritë për ruajtjen e energjisë dhe automjetet elektrike, në mënyrë të qëndrueshme duke minimizuar gjurmët mjedisore dhe klimaterike.

Fondi i investuar prej 50 milionë dollarësh është planifikuar për një periudhë 5-vjeçare.

Si pjesë e procesit, qeveritë do të ndihmohen për të ndërtuar një kornizë të fuqishme politike, rregullatore dhe ligjore që nxit klimë të qëndrueshme të minierave.

Banka vlerëson se kërkesa globale për minerale si lituim, grafit dhe nikel do të rritet me 965 për qind, 383 për qind dhe 108 për qind, duke supozuar se vendet do të reduktojnë emetimet për të mbajtur ngrohjen globale nën 2 gradë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit