Ministria e Administratës të Pushtetit Lokal, ka vlerësuar Komunën e Suharekës si komuna me përformancën më të mirë për vitin 2018.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se kjo komunë po shënon ngritje nga viti në vit.
“Performanca e Komunës së Suharekës në krahasim me vitet paraprake ka shënuar ngritje. Sot jam i nderuar që vlersohemi për këtë, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal”, ka thënë Muharremaj.
Kujtojm se Komuna e Suharekës është vlerësuar edhe nga instituti GAP ndërsa muaj më parë nga Organizata “Let’s Do It Kosova”, ka fituar grantin prej 100 mijë euro si komuna më e pastër në rajon.