Policia e Kosovës kap me radarë veturën 304 km në orë, çfarë ndodhi me shoferin?

Mos i humb

Policia e Kosovës ka ndaluar një person pasi me veturën e tij kishte zhvilluar shpejtësi 304 km/h në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Shoferi i automjetit ka lëvizur me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr.Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h. Ndaj tij është shqiptuar 300 € gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe 3 pikë negative”, ka njoftuar policia.

Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontroll të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit