
Kryeparlamentari Kadri Veseli sot gjatë seancës për Themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar të gjernocidit serb në Kosovë, ka thënë se kjo iniciativë nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën Speciale, siç po prentendon dikush se po bëhet për t’i vënë hije kësja të fundit.
Veseli ka thënë se Specialen e ka krijuar vetë ky Kuvend, prandaj edhe do të ndodh. Por sipas tij do të themelohet edhe gjykata për gjenocidin serb.
‘’A është tenttim për ti ikur Gjykatës Speciale? Gjykata Speciale që na ditën e inicimit e deri më tash ka apsë dy agjenda. Ajo e vërtetimit të drejtësisë për pretendimet për krimet e UCK dhe ajo prapaskena e Serbisë që do ti balancojë krimet e veta. Ngritja e tribunalit për gjenocidin serb nuk thirret fare aspak me Gjykatën Speciale. Cdo veprim paralel ose mohues i Speciales në këto rrethana mund ta ndëmtojë edhe më shumë shtetin, kombin dh UCK. Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi dhe është hap i pakthyeshëm. Ndërsa edhe Tribunali për gjenocidin duhet të ndodh.’’ ka thënë Veseli.


