
Diplomati më i lartë i Ankarasë për çështjet e Bashkimit Evropian (BE), Faruk Kaymakcı, ka deklaruar se nuk është e mundur të pranohen kritika të padrejta dhe joproporcionale në raportin e Komisionit Evropian për Turqinë.
Duke theksuar se raporti pasqyron krizat ekzistenciale të BE-së, Kaymakcı tha se lëvizjet populiste korrespondojnë me opinionin publik evropian siç shihet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
“BE nuk demonstron qëndrim të drejtë ndaj Turqisë për shkak të paragjykimeve që dalin nga problemet e tyre. Deklaratat që pretendojnë se Turqia po largohet nga vlerat evropiane janë të paqëndrueshme dhe të pavlefshme. Turqia është pjesë e Evropës. Turqia është Evropa”, tha Kaymakcı.
Ai kritikoi referimin e Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) si “Lëvizja Gulen”, duke e përshkruar atë si një organizatë të shoqërisë civile.
Kaymakcı theksoi se Turqia do të shqyrtojë kritikat e qëndrueshme dhe të arsyeshme në raport.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, që la 251 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur.
Organizata terroriste FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.


