Tërmeti/ FA në gatishmëri, çadra, shtretër e batanije për banorët

Mos i humb

Pas lëkundjeve të forta të tërmetit me epiqendër në fshatin Mollas të Korçës, nga i cili mbetën të lënduar 4 persona e u dëmtuan rreth 60 banesa, Ministria e Mbrojtjes njofton se Forcat e Armatosura janë vënë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.

Raportohet se në zonat e prekura nga tërmeti janë shpërndarë çadra, shtretër dhe batanije për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar.

Forcat e ushtrisë mësohet se po i vendosin çadrat në një fushë afër shkollës. Nga dëmet, por edhe frika e lëkundjeve të tjera, banorët kanë lënë shtëpitë dhe janë në pritje të sistemimit nëpër çadra.

Në fshatin Floq, që rezulton të jetë edhe më i prekuri nga dëmet e tërmetit, raportohet të ketë mbërritur në këto momente Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit