OKB – Nëse nuk ndalojnë sulmet në veriperëndim të Sirisë do të përballemi me tragjedi

Mos i humb

Përqafuesja, e vjetër në detyrë, e Posaçme e Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Najat Rochdi tha se në rast të mos dhënies fund dhunës në veriperëndim të Sirisë do të ndodhë një fatkeqësi njerëzore.

Rochdi, në deklaratën me shkrim të bërë në lidhje me qytetin Idlib dhe kampet Al Hol dhe Rukban, tërhoqi vëmendjen në sulmet në rritje javët e fundit në rajon.

Ajo tha se kanë marrë informacione nga vetë personeli i Kombeve të Bashkuara në lidhje me gjendjen e frikshme dhe të pamëshirshme që jetohet në veriperëndim të Sirisë dhe shtoi: “Në Idlib 3 milionë njerëz kanë nevojë për mbrojtje. Në rast se nuk i jepet fund dhunës në veriperëndim të Sirisë, do të jetohet një fatkeqësi njerëzore”.

Përfaqësuesja e Posaçme e OKB-së bëri thirrje që të gjitha palët në luftë të përmbushin përgjegjësitë e tyre në bazë të drejtësisë ndërkombëtare dhe theksoi se duhet të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj komplekseve mjekësore, shkollave, tregjeve, përfshi edhe vendeve ku kryhen obligimet fetare dhe infrastrukturës civile, të cilat mund të bëhen shkak për krime lufte”.

Rochdi tërhoqi vëmendjen edhe në gjendjen në kampet Al Hol dhe Rukban duke thënë: “Mijëra njerëz të detyruar të zhvendosen kanë nevojë për ndihma emergjente dhe për mbrojtje”.

Ajo theksoi se mbrojtja e civile është më e rëndësishme se çdo gjë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit