
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar të gjithë ata që janë larguar nga vendi gjatë luftës së fundit, shkruan KosovaPost.
Përmes një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur respekt për miqtë që u ofruan strehim familjeve shqiptare në atë kohë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sot, në Ditën Botërore të Refugjatëve, bashkëndjejmë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb. Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira!


