
Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Avdullah Hoti ka njoftuar lidhur me të gjeturat e fundit te raportit të Auditorit për shpenzimet e Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, qeveria ka trefishuar abuzimet me shpenzimet publike në krahasim me vitin paraprak.
Ndër të tjera, Hoti tha se këto shpenzimet janë rritur për shkak të ndarjes së mjeteve për organizatën “Ta pastrojmë Kosovën” , e për të cilën nuk ka një raport se ku janë shpenzuar.
“Qeveria e Kosovës po abuzon me shpenzimet e shtetit, te gjitha të gjeturat bazohen në raportin e Auditorit. Në buxhetin e Zyrës së Kryeministrit janë trefishuar sa i përket vitit paraprak. Qëllimi për të cilin janë rritur këto subvencioni është ndarja e 850 mijë euro pa asnjë procedurë për organizatën “Ta pastrojmë Kosovën”, tha Hoti.
Me tej, Hoti theksoj se ndarja e këtyre mjeteve është në kundërshtim me ligjin.
Siç tha ai ka dyfshim të pagesave të kësaj organizate e cila nuk ka asnjë raport të shpenzimeve se për çka janë ndarë këto mjete.
“Ndarja e mjeteve është bërë në kundërshtim me ligjin, nuk është bërë asnjë kontratë për ndarjen e këtyre mjeteve në mes te dy institucioneve në fjalë. Shkelja tjetër ka të bëjë me pagesat që arrijnë në 860 mijë euro, nuk ka asnjë raport për punë të kryer nga kjo organizatë. Për të njëjtin projekt e njëjta OJQ ka marrë 30 mijë euro nga zyra e kryeministrit pa asnjë punë të kryer. Përftimi i dytë i subvencioneve nga organizata e njëjtë. E para për aktivitetin e goranëve të rinj si dhe për devristitetin kulturore 15 mijë euro për aktivitetin e njëjtë për OJQ e njëjtë.
Ka dyfishim të pagesave dhe nuk ka një raport se si janë kryer këto pagesa”, ka thënë Hoti.


