Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nderohet me pritje të ngrohtë nga Rektori i Universitetit të Stambollit Mahmut Ak

Mos i humb

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi, dje është pritur nga Rektori i Universitetit të Stambollit, Mahmut Ak, i cili i ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me universitetet e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka shkruar se Rektori, Mahmut Ak, ka origjinë shqiptare ngase prindërit i kishte nga Follorina afër Prespës.

Për më tepër Kurti ka theksuar se gjatë takimit ai është njoftuar nga rektori për funksionimin dhe rritën e Universitetit të Stambollit, universitet i cili  ka një traditë në punën kërkimore e shkencore.

Gjithashtu, në këtë universitet vijojnë studimet 250 mijë studentë, prej të cilëve 7 mijë të huaj, ndërsa nga Kosova studimet i vijojnë 100 studentë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Dje, pas tubimit me studentët në Universitetin e Stambollit, kampusi i të cilit në shekullin XIX ishte Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Ushtrisë, na priti rektori i këtij universiteti z. Mahmut Ak i cili prindërit i kishte nga Follorina afër Prespës.

Ai na njoftoi për fakultetet, programet dhe punën kërkimore shkencore që bën ky universitet, si dhe urat që i kanë ndërtuar me parqet teknologjike dhe industriale nëpër Turqi. Universiteti i Stambollit i ka 250 mijë studentë nga të cilët 7 mijë studentë janë të huaj dhe mbi 100 prej tyre nga Kosova. Si kuadri mësimor po ashtu edhe të diplomuarit njihen për cilësinë shkencore dhe sukseset profesionale.

Rektori Ak shprehu gatishmërinë dhe interesimin për shtim të bashkëpunimit me universitetet në Kosovë dhe u dakorduam që ta vazhdojmë komunikimin e mëtutjeshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit