Ramush Haradinaj tregon se përse u takua me Kadri Veselin

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryeparlamentarin, Kadri Veseli, ku bëri të ditur se në këtë takim diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

Përmes një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se takimi i Berlinit, dialogu me Serbinë, kufijtë e njohjet ishin temat që u biseduan sot mes tyre.

Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt:

Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe.

Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim. Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. RH

Fotografia e Ramush Haradinaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit