Sqarohet policia: Personi që humbi jetën nga aksidenti në Prishtinë ishte shtetas i Zvicrës

Mos i humb

Personi që ka ndërruar jetë sot në rrugën Prishtinë- Ferizaj në Llapnasellë, nuk ishte shtetas i Maqedonisë, por ishte shtetas i Zvicrës, me inicialet S. K., 25 vjeçar.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ajo tha se kërkojnë mirëkuptim për të dhënat e më parshme, pasi gjatë hetimit të rastit doli që dokumentet personale të gjetura në automjet nuk i ishin të viktimës.

“Ne automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arrit policia ka qenë një person(ngasesi), dhe aty janë gjetë dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjellë te ju. Mirëpo gjatë hetimit të rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk i ishin të viktimës”.

“Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe me qëllim të njoftimit të drejtë, po përcjellim te ju të dhënat e viktimës që humbi jetën sot në aksident. S, K. mashkull 25 vjec, shtetas i Zvicrës”, tha Ahmeti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit